Banorët e Tunelit të Parë ankohen për gjendjën e rrugëve dhe trotuarit pas rreshjeve të muajit të kaluar

Rreshjet e 20 nëntorit kanë lënë goxha pasoja në zona të ndryshme të vendit.
Pa pasoja nuk kanë mbetur as zonat rurale. Dëme në infrastrukturë janë shkaktuar edhe në lagjen perkferike Tuneli i Parë.
Banorë të lagjes kanë dërguar video të gjendjes së mjerueshme të rrugëve dhe trotuareve në redaksi të “Mitropol”, duke kërkuar intervenim të organeve komunale.
Ata janë shprehur se ndjehen të rrezikuar nga shembja e mundshme e rrugës apo trotuarit, andaj kanë apeluar për ndërhyrje sa më parë.