Medi
LAJME

Basha pas publikimit të pamfletit skandaloz: Nga goja dhe duart e mia nuk është shkruar asgjë që bie ndesh me vlerat e UÇK-së


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar publikisht për një punim të vitit 2012, i cili iu bë publik gjatë ditës së sotme, e që bëri “kërrdi” në rrjete sociale, shkruan Mitropol.

Ai ka theksuar në reagimin e tij se përgjegjësia e tij ishte vetëm në një pjesë të caktuar të këtij pamfleti.

Kryeparlamentari ka theksuar se qëndrimi i tij ndaj luftës së UÇK-së është i qartë dhe i palëkundur.

“I kërkoj falje qytetarëve që janë shqetësuar nga ky raportim i rremë, dhe prandaj lus mediat që të raportojnë drejtë dhe saktë, e në veçanti për tema kaq të ndjeshme, që nuk lidhen vetëm me mua personalisht, por me tërë popullin e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Basha në reagimin e tij.

Pellini