Aurora Group
02LAJME

Bastisje në 15 lokacione në Skenderaj për bixhoz ilegal – këta janë të dyshuarit, disa ndalohen për 48 orë

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në Skenderaj, në kuadër të hetimeve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026 rreth orës 20:45, ku hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me njësitë policore dhe me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë nga DRP Mitrovicë Jug, kanë realizuar një plan operativ të bazuar në urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj.

Medi

Siç mëson Sinjali, janë kontrolluar gjithsej 15 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa, nën dyshimin për zhvillim të aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Të dyshuarit janë:
Elbasan Lushtaku (30 vjeç), Egzon Ferizi (33 vjeç), Xhevdet Vocaj (36 vjeç), Ylber Ahmeti (45 vjeç), Blerim Gecaj (51 vjeç), Arben Xani (42 vjeç), Faton Kajtazi (32 vjeç) dhe Blerim Shatri (36 vjeç).

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar:

  • pajisje elektronike (DVR dhe telefona)
  • të holla
  • dëshmi të tjera që lidhen me aktivitetin e dyshuar

Po ashtu, në tri lokacione janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri pa leje, të cilat dyshohet se ishin në posedim të të dyshuarve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store