
Kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza nga PDK ka arritur marrëveshje me partinë e re, Forca e Diasporës, njofton ekskluzivisht Mitropol.
Partia e udhëhequr nga Jeton Ujkani, në kuadër të marrëveshjes me Hamzën do të marrë një drejtori.
Siç raportoi Mitropol, bëhet fjalë për Drejtorinë e Ambientit ku drejtor do emërohet Egzon Sadiku nga FeD.
E tash kur po përflitet emërimi i drejtorëve, Mitropol nga burime ekskluzive mëson se Hamza pritet t’i emëroj drejtorët e rinj të ekzekutivit nesër.
Valdete Idrizi do jetë drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drita Kadriu e Arsimit, Valon Brahimi në krye të Inspeksionit, Elvis Feka në krye të Prokurimit, Ukshin Rrecaj në krye të Drejtorisë për Financa, Granit Tmava në Shërbime Publike, Gëzim Stavileci në Administratë, Egzon Sadiku nga FeD, drejtor i Ambientit./Mitropol/








