
Kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndërruar mendjen se kur do betohet si kryetar i ri i Komunës.
Ditë më parë ai publikoi ftesën për datën 1 dhjetor, por sot aka ndërruar mendje dhe këtë gjë do ta bëjë 5 ditë më herët.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komunës së Mitrovicës, ceremonia do të mbahet pasnesër, ku do të betohet kryetari Bedri Hamza dhe asamblistët.
Hamza ende s’ka treguar nëse kanë arritur koalicion me LDK-në, ndërsa tashmë veç janë definuar emrat e disa drejtorëve./Mitropol/









