Bedri Hamza i bën drejtorët me kompjuterë të rinj, Komuna blen kompjuterë e laptopë në vlerë 33 mijë euro

Komuna e Mitrovicës kishte shpallur një tender për furnizim me kompjuterë, monitorë dhe laptopë për drejtoritë dhe institucionet e tjera komunale.
Vlera e blerjeve të këtyre mjeteve kap shumën prej 33,530 eurosh, shkruan “Mitropol”.
Në kuadër të këtij tenderi, Komuna e Mitrovicës është pajisur me 44 kompjuterë, 33 monitorë dhe 5 laptopë të modeleve të ndryshme.
Nga kjo blerje kanë përfituar gjithsej nëntë drejtori, por edhe Qendra për Punë Sociale, Auditimi i Brendshëm dhe Zyra Lokale për Komunitete.
Tenderi për të cilin ishte dhënë njoftimi në fillim të këtij muaji, nën arsyetimin për furnizim me pajisje të teknologjisë informative është fituar nga grupi i operatorëve ekonomik, “Trio Tek sh.p.k & N.T.P Eramed & N.T.SH. Artech”.
Tenderi të cilin mund ta gjeni duke klikiar KËTU ofron garancion për këto pajisje deri në tri vjet./Mitropol/










