Medi
LAJME

Bedri Hamza të ejten mbanë takim publik, Komuna fton qytetarët të marrin pjesë

Me datë 22 dhjetor nga ora 14:00, kryetari i Mitrovicës z.Bedri Hamza do të mbajë një takim publik me qytetarët, shkruan “Mitropol”.

Lidhur me takimin e Hamzës ka njoftuar komuna përmes profilit zyrtar.

Pellini

Sipas njoftimit aty do të prezantohet raporti mbi punën e ekzekutivit për vitin 2022 dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Takimin Publik të kryetarit me qytetarë

Datë: 22.12. 2022

Ora: 14:00

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal

Komuna e Mitrovicës fton qytetarët në Takimin Publik i cili do të mbahet me Kryetarin e Komunës, z. Bedri Hamza, ku do të prezantohet raport mbi punën e ekzekutivit për vitin 2022.

Kryetari i Komunës, z. Hamza fillimisht do të prezantoj sukseset, të arriturat dhe sfidat në pika të shkurta dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.

Jeni të mirëseardhur!

Koha