Pellini
KOSOVËLAJME

Befason mbështetësi i Albin Kurtit dhe VV-së, Mentor Llugaliu: “Vetëvendosje na e ka vrarë shpresën”

Mbështetësi i njohur i Vetëvendosjes dhe i Albin Kurtit, Mentor Llugaliu, ka dalë me një postim befasues, duke thënë se pas pesë vitesh qeverisje të VV-së, shpresa e qytetarëve është shuar.

Llugaliu ka kujtuar një bisedë me mikun e tij të ndjerë, Adnan Mustafën, nga viti 2016, kur ai e kishte paralajmëruar se Vetëvendosje, ndonëse do të vinte në pushtet, do të zhgënjente qytetarët.

Pellini

“Atëherë e pata kundërshtuar fort, por sot, në vitin 2025, po e shoh se Adnani e kishte parashikuar saktë. Nëse partitë tjera na e kishin vrarë të ardhmen, Vetëvendosje na e ka vrarë shpresën”, ka shkruar Llugaliu

Ndryshe raportohet se brenda VV janë rritur pakënaqësit për zyrtarë të zgjedhur nëpër pozita të larta shtetërore dhe punësime e emërime politike të
personave të pa merituar për ato pozita, poashtu edhe keqperdorimet që po ndodhin ku persona të caktuar po përfitojnë në sektore të ndryshme, sidomos me energji.

Pellini