Medi
LAJME

Befason Muja i VV-së: Serbia ka qenë më demokratike në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka befasuar me një deklaratë duke thënë se Serbia në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit ka qenë me demokratike sesa sot. Gazetari Leart Hoxha ia ktheu duke i thënë se Kosova gjithmonë ka qenë më demokratike se sa të gjitha vendet e rajonit.

Megjithatë, Muja nuk u ndal duke i thënë se po jep “konkluzione pa lidhje”. Hoxha e pyeti përsëri, duke iu drejtuar se “Kur ka qenë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia më demokratike se Kosova?”

Active

Muja këto pohime u mundua t’i bazojë në raportin e Freedom House tregon ku sipas tij, aty thuhet se Kosova është një shoqëri dhe shtet që po bën hapa të shpejtë drejt progresit demokratik.

“Unë po të them që këtë vit Freedom House në raport thotë një shoqëri, një shtet që është duke bërë hapa të shpejtë drejt progresit demokratik është Kosova” – deklaroi Muja.

“Në kohën e Gjingjiqit, Serbia në fillimet e saj të demokratizimit në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit ka qenë më demokratike se sa në kohën e Vuçiqit.” – deklaroi Muja.

 

Koha