Aquapark 1
02LAJME

Bekim Jashari një Jasharaj i vërtetë, i pret me ngrohtësi Nurën dhe Lushtakun

Bekim Jashari ka treguar kulturë të lartë politike, ashtu siç i ka hije një pjesëtari të familjes Jashari, duke uruar kryetarin e ri të Skënderajt, Fadil Nurën dhe kryetarin e degës së PDK-së, Sami Lushtakun.

Jashari i priti me ceremoni zyrtare në zyren e kryetarit, Nurën dhe Lushtakun, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Fadil Nura është shprehur shumë falënderues ndaj kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

Postimi i plotë:

Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar.
Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.
Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë!
Qofsh i bekuar!

Premium Store