Bekim Jashari për gradimin e Bashkim Jasharit: Një përgjegjësi ma shumë për t’i shërbyer vendit

Bekim Jashari ka komentuar gradimin e familjarit të tij, Bashkim Jashari si gjeneralllejtënant, shkruan Mitropol.
Ai ka theksuar se se emërimi i tij është përgjegjësi më shumë për t’i shërbyer vendit.
Këtë koment Bekim Jashari e ka bërë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Sot, Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është graduar me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant.
Kjo gradë për Komandantin e FSK-së, për nipin dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është edhe një përgjegjësi më shumë për t’ i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë.
Jam i bindur që Bashkimi ashtu sikurse ushtarët tjerë të Kosovës, me krenarinë më të madhe do të jetësojnë amanetin e heronjve e dëshmorëve tonë duke fuqizuar e lartësuar ushtrinë tonë të ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urime Gjenerallejtënant Bashkim Rifat Jashari!








