
Sociologu nga Tavniku (Ilirida) e Mitrovicës, Ramdan Beshiri (Doni) ka publikuar videon e tubimit me përkrahësit e Lëvzijes Vetëvendosje në Tavnik, lagje kjo që konsiderohet se rrëzoi nga pushteti ish-kryetarin Agim Bahtiri, shkruan Mitropol.
Në videon e publikuar nga ky tubim, Beshiri, i cili shpalli haptaz kandidaturën për kryetar në degën e LVV-së në Qendër potencoi se është shumë e rëndë të sulmohesh nga një ekip i caktuar vetëm sepse je me vlerë dhe i ruan parimet dhe kur edhe të gjithë të tjerët bijnë në grackë e ti qëndron stoik, duke aluduar në ekipin e Mujës, pasi siç lë të nënkuptohet Beshiri, ai po sulmohet e po akuzohet si përkraheës i PDK-së vetëm pse s’mbështeti Agim Bahtirin në zgjedhjet lokale karshi Bedri Hamzës.
Beshiri mes tjerash potencoi se në VV-në e Mitrovicës po shtyhet me bërryl një djalë i ri e i sinqertë që mund të jap kontribut dhe vjen një person që s’ka afinitet e as atdhedashuri madje dikush që ka deficit kombëtar e familjar dhe merr pozicione, transmeton Mitropol.
E kjo sipas Beshirit, i ka kushtuar Mitrovicës me 10 mijë familje me asistencë sociale.
Beshiri njihej si përkrahës i deputetit Armend Muja karshi ish-kandidatit të përzgjedhur nga VV për kryetar komune, Agim Bahtirit, por që ambiciet e Beshirit për t’u kandiduar si i pari i VV-së bënë që Muja të hatrohet e t’i prishin raportet.
Në tubimin në Tavnik mori pjesë edhe deputetja vushtrriase Fjolla Ujkani, së cilës ditë më parë, ish-kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës Veriore dhe miku i Armend Mujës, Erden Atiq, i uroi publikisht përmes një statusi në Facebook thyerje të qafës, status të cilin e fshiu pak minuta më pas.
Mjaftoi statusi i Atiq që të kuptohet se sa e brishtë dhe e përçarë nga brenda është për momentin partia e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë./Mitropol/
KJO ËSHTË VIDEO NGA TUBIMI:
📌 REFORMA KA EMËR!
Zëri i aktivistit ngriti alarm 🚨
Zëri i qytetarit kërkoj lëvizje 🛎Posted by Doni Beshiri on Monday, July 11, 2022








