
Besim Shala është një punëtor i madh dhe një djalosh që të gjithë e njohin për vendosmërinë që ka.
Kur pothuajse të gjithë ishin larguar nga Trepça, vite më parë, Besimi ishte çdo herë afër klubit duke qenë një motivim për lojtarët.
Ai shpresonte dhe nuk u ndal së punuari asnjëherë në klubin e zemrës.
Sot ndihmës trajneri i KH Trepça dhe trajneri i gjeneratave të reja mbanë Kupën e Kosovës në duar dhe kjo po që është një ëndërr për të cilën ai bëri shumë./Mitrosport/








