
Asambleistët e Mitrovicës Veriore sot kanë dhënë betimin e tyre në një seancë ceremoniale, raporton Veriu.
Shqiptarët e veriut në këtë legjislaturë do të përfaqësohen nga dy asambleistë, Skender Sadiku dhe Flutura Hamza Azemi.
Sadiku ka siguruar ulësen si bartës liste si i pavarur kurse Flutura Hamza Azemi si kandidate e PDK-së brenda iniciativës së përbashkët qytetare të përbërë nga partitë shqiptare dhe një boshnjake dhe shoqëria civile.
Flutura Hamza Azemi më 17 tetor doli si asambleistja më e votuar nga 14 kandidatët e kësaj iniciative.
Në këtë seancë Skender Sadiku është zgjedhur zëvendëkryesues.








