Aurora Group
KOSOVËLAJME

Bien të gjitha “teoritë” se nuk bëhet koalicion me opozitën: VV po ua kërkon bashkëpunimin nëpër Komuna edhe PDK, LDK dhe AAK-së

 

Nevoja për koalicione në nivel lokal po i thyen “në kurriz” të gjithë kundërshtarët politik.

Dukato 1

Pas ujdisë së kandidates së AAK-së në Fushë Kosovë Vildane Latifi, me kandidatin e VV-së në këtë komunë, Valon Prebreza i cili po synon ta ofrojë edhe PDK-në e koalicionit të Xhafer Tahirit të LDK-së me LVV-në në Vushtrri, në horizont po duken edhe takime për marrëveshje të tjera të mundshme.

Kandidati i AAK-së për komunën e Prishtinës, Bekë Berishës është parë në një takim me kandidatin e LVV-së në komunën e Pejës Taulant Kelmendi i cili në balotazh pritet të përballet me Gazmend Muhaxherin e LDK-së.

Siç raporton Infokus, ata janë parë në njërën prej kafeneve në afërsi të qeverisë. Në tavolinë së bashku me ta është edhe sekretari i LVV-së në nivel qendror, Alim Rama.

Duket se gjithë ato fjalë e teori të ngritura nga partia në pushtet kanë qenë vetëm propagandë për ta joshur votuesin dhe për ta pëshkruar veten se ne jemi të mirë dhe ata tjerët janë me Listen Serbe, por duket se kjo nuk mundi të zgjat më shumë se deri në këto zgjedhje lokale e një e gjë e tillë mund të ndodhë edhe në nivel nacional.

Active 1