Premium Store
02LAJME

Spahiu: Hamza vendimin monstruoz për rrënimin e shkollës së parë shqipe e morri tinëz

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka përdorur gjuhë të ashpër karshi kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, pas rrënimit të ish-objektit të Shkollës së Muzikës, shkollës së parë shqipe në Mitrovicë, e ndër të parat në Kosovë, shkruan Mitropol.

Sipas Spahiut, vendimin për këtë krim monstruoz, Hamza e morit tinëz.

Market Florenti

Postimi i plotë:

Krim monstruoz ndaj kulturës – Komuna e Mitrovicës rrënoi objektin e shkollës së parë shqipe, objekt i vjetër mbi 150 vjeçar.

Sot e kuptova se dje Komuna e Mitrovicës paskësh kryer njërin ndër kimet më të mëdha të pasluftës ndaj kulturës, duke rrënuar në qendër të Mitrovicës objektin e shkollës më të vjetër shqipe në Mitrovicë, njërën ndër më të vjetrat në Kosovë.
E ndërtuar para një shekulli e gjysmë si shkollë fetare, në vitin 1888 filloi mësimet në gjuhën shqipe. Mësimi shqip u ndalua më 1912 pasi Serbia pushtoi Kosovën , per t’u rihapur sërish mësimi shqip më 1916 në kohën e Austro-Hungarisë kur kryetar i Mitrovicës ishte Dervish Mitrovica (1878-1878). Më 1919 sërish pushteti serb e ndaloi mësimin shqip. Më 1941 u shëndrrua serish në shkollë shqipe dhe Bedri Gjinaj i vuri emrin Shkolla “Skenderbeg”. Pas pushtimit komunist të Kosovës vazhdoi të jetë vatër arsimi deri sa viteve të 60-70-ta e deri para pak vitesh u kthye në shkollë të muzikës ku morën dhe dhanë mësim artistët më të mëdhenj kosovarë të muzikës. Rrënimi tinzar pa paralajmërim i këtij objekti e bënë kryetarin Bedri Hamza me njollë të pashlyeshme turpi për këtë veprim antikulturor e antikombëtar.
Foto e vitit 1941: Mësuesja Paulina Simon Shkreli me nxëneset e shkollës “Skenderbeg” të Mitrovicës që pushteti barbar e rrënoi dje.

Koha