Active 2
02LAJME

Përmendorja e Adem Jasharit do vendoset në Mitrovicë

Përmendorja e komandantit legjendar Adem Jashari do zërë vendin e vet në qytetin e Mitrovicës, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Ajo do vendoset në sheshin që bartë emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare, në sheshin “Adem Jashari”.

Pellini

Këtë e ka konfirmuar për “Mitropol” drejtori i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava.

”Përmendorja e komandantit do vendoset aty ku e ka vendin, në qendër të qytetit. Këtë e kemi pasur në plan qysh në marrjen e mandatit. Punimet në këtë drejtim do nisin në fund të këtij muaji.”, tha Tërnava për “Mitropol”.

Ai tha se në pranverën e vitit 2023 do fillojnë me renovimin e tërësishëm të sheshit. Në kuadër të kësaj do vendosen ulëse, pesë kiosqe moderne dhe fontana në fillim e fund të sheshit, tek rrethi pranë Urës së Ibrit.

Veç përmendores së komandantit legjendar, Tërnava konfirmoi se edhe simboli “Punë, Art, Dije” do rikthehet në vendin që kishte më parë në qytet./Mitropol/

Koha