LAJME

Shemben skelat e një ndërtese 19-katëshe në Zvicër, dy të vde’kur e katër të lën’duar rëndë

Skelat e një ndërtese 19-katëshe në Lozanë u shembën dhe e shkaktuan vdekjen e dy personave.

Market Florenti
Roadside

Sipas policisë së kantonit Vaud, të paktën katër persona janë lënduar seriozisht, ndërsa disa të tjerë më lehtë, raporton gazeta “Blick”.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Gjithsej rreth 12 persona u lënduan, tha një zëdhënës i policisë rajonale në vendin e ngjarjes.

“Ka ende njerëz të zhdukur” – citohet të ketë thënë ai.

“Tërë fasada e ndërtesës 19-katëshe është shembur” – konfirmoi Jean-Christophe Sauterel, zëdhënës i policisë në kantonin Vaud.

Disa banorë thanë se një ashensor i mallit ishte rrëzuar dhe e kishte marrë me vete tërë strukturën e skelave.

Një punëtore e një barnatoreje në qendrën tregtare raportoi se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kishte parë një shtëllungë të madhe pluhuri.

Autoritetet fillimisht nuk ofruan ndonjë informatë për shkaktarin ose rrjedhën e saktë të aksidentit.

“Zhurma ishte shurdhuese” – tha një dëshmitar.

Një punëtor që mbijetoi tha: “Njëri nga kolegët e mi mund të jetë aty [nën rrënoja]. Mendoj se janë gjashtë ose shtatë persona.”