
Ka gati një vit që ndodhet në krye të Komunës së Mitrovicës. Për tërë këtë kohë, asfalt ka dërguar edhe në lagjet e thella të fshatrave.
Por, kryetari Bedri Hamza njejtë nuk po vepron edhe me lagjen “2 Korriku”, lagje kjo e qytetit ku ai qeveris, 1 kilometër larg qendrës, por për dallim nga lagjet tjera, e banuar me dendësi më të madhe nga komunitet pakicë, rom, ashkali e egjiptas, shkruan “Mitropol”.
Një nga banorët e lagjes ka dërguar në redaksi të “Mitropol” fotografitë nga gjendja e rrugëve të cilat ngjasojnë sikur të ishin lagje të varfra të Indisë a gropa në planetin Mars.
Ata kanë thënë se po ndjehen të diskriminuar nga pushteti i Hamzës tek i cili patën shpresa se do ua lehtësojë jetën duke ua rregullua infrastrukturën rrugore./Mitropol/









