Aurora Group
02LAJME

Lista Guxo në Mitrovicë e quan Bedri Hamzën struc me një ekzekutiv anemik

Lista Guxo në Mitrovicë ka kritikuar menaxhimin një vjeçar të kryetarit Bedri Hamza.

Sipas tyre, Hamza po demonstron një strukje prej struci, me një ekzekutiv anemik me sjellje të një pishmani, pa elan, pa ide dhe pa ekip, është dëshmia e dështimit skandaloz në udhëheqje përgjatë këtij viti në krye të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.

Premium Store

“Kush po udhëheq me Komunën Kryetar? Sepse faktet e lartëcekura, tregojnë fare qartë, se Kryetari i Mitrovicës është inekzistent karshi nevojave themelore të qytetarëve të tij që ia “besuan” votën.”, kanë shkruar mes tjerash nga Lista Guxo.

Postimi i plotë:

Bedri Hamza!

📍Mitrovica nuk iu ka borxh juve, ju i keni borxh Mitrovicës!

🗓Ka kaluar tanimë një vit prej që Bedri Hamza ka marrë mandatin për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës.

🤦‍♂️Përgjatë këtij viti, ai nuk ka treguar as vullnet, pasion e as dëshirë që të angazhohet për Mitrovicën. Asnjë veprim serioz nga ai, të paktën sa për të sinjalizuar një demostrim të rrekjes me problemet dhe hallet e shumta të qytetarëve!
Me një strukje prej struci, një ekzekutiv anemik me sjellje të një pishmani, pa elan, pa ide dhe pa ekip, është dëshmia e dështimit skandaloz në udhëheqje përgjatë këtij viti në krye të Mitrovicës.

🤡Gjatë gjithë kësaj periudhe, qytetari ka parë vetëm një angazhim serioz nga ana e juaj: dhe ai është tjetërsimi i vullnetit qytetar, duke deleguar pothuajse të gjitha përgjegjësitë tek zëvendësi juaj anemik.

Nuk udhëhiqet nën hije Kryetar.

😕Duhet Lidership e mbase kjo, juve ju mungon!

Bedri Hamza ka dështuar në cdo premtim të dhënë qytetarëve mitrovicas sepse:

❌Inkasimi i buxhetit është tejet i dobët;
❌Investimet kapitale nuk kalojnë as 50 përqind të vlerës investive;
❌Gjithandej borde të politizuara me militantë e familjarë duke filluar nga familjarët e kryetarit Hamza e të tjerëve;
❌Ndërtime pa leje e qasje selektive në trajtimin e tyre;
❌Asnjë hap i ndërmarrë në ndërtim të tregut të qytetit
❌Kontrata dhe pagesa të dyshimta për të cilat shumë shpejt do të dalim me fakte!

⛏Së pari Bedri Hamzës po edhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës ua rikujtojmë premtimet e këtij Kryetari mbi bazën e së cilave ai mori besimin dhe nuk ndërmori asnjë veprim të vetëm për ti jetësuar ato.

📃ADMINISTRATË

• Funksionalizimi i qasjes në komunë për personat me nevoja të veçanta / (ashensori)

• Sistem informacioni për pronat dhe asetet komunale!

📚ARSIM

• Ndërtimi i objektit për shkollën e muzikës “Tefta Tashko”
• Ndërtimi i palestrës sportive për shkollën “Abdullah Shabani”
• Meremetimi i tërësishëm i shkollës Migjeni si dhe pajisja me laboratorë
• Sigurimi i transportit falas për të gjithë nxënësit nga fshatrat dhe lokacionet e largëta.
• Ngecja e punimeve në çerdhen publike “Gëzimi ynë”
• Ngecja e çerdhes në lagjen Shipol
• Punësime familjare në arsim duke filluar nga të afërmit e Drejtoreshës së Arsimit
• Dënimi i drejtoreshës së DKA-së nga Inspektorati i punës për shkelje të ligjit

💉SHËNDETËSI

• Ofrimi i analizave laboratorike në QMF në Bare, për zonën e Shalës së Bajgorës
• Renovimi i QMF-së në Shipol.
• Punësimi i të gjithë mjekëve të diplomuar.
• Krijimi i ekipit mobil për ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi (për moshat e shtyra).
• Organizimi i vizitave sistematike shëndetësore në institucionet shkollore.

💶EKONOMI
• Lehtësimi i procedurave komunale për investitorët
• Subvencionimi në pagë për bizneset që punësojnë të rinjtë
• Realizimi i projektit për përpunimin e kristaleve të Trepçës, me të cilin do të hapen më shumë se 200 biznese familjare në Mitrovicë, kryesisht nga Shala e Bajgorës
• Funksionalizimi – përfundimi i infrastrukturës në zonën e lirë ekonomike.

🎭KULTURË

• Ndërtimi i objektit për muzeun e qytetit.
• Ndërtimi i objektit për Bibliotekën e qytetit.
• Ndërtimi i qendrës Kulturore në Kçiq të Madh.
• Funksionalizimi dhe menaxhimi adekuat i institucioneve të kulturës (Bibliotekës se Qytetit, Teatrit, Muzeut, Ansamblit dhe objekteve nën vartësi të institucioneve kulturore).

🦺SHËRBIME PUBLIKE
• Pastrimi i mbeturinave industriale në Parkun Industrial “Trepça” (ish – Fafosi)
• Rregullimi i shtratit të lumit Lushta (Bair-Lushtë) – shëtitorja
• Hapja e rrugës “Ali Zeneli” – arterie e qytetit
• Hapja e rrugës “Lah Nimani”
• Gjendja e mjerushme në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Shipol
• Vendosja e Urës tek Liqeni artificial

☀️SOCIALE
• Banimi social, 100% i mbuluar nga komuna për familjet në nevojë.
• Subvencionimi i një pjese të qirasë për familjet e dëbuara nga banesat dhe shtëpitë e tyre nga pjesa veriore e Mitrovicës
• Funksionalizimi i Shtëpisë së të Moshuarëve
• Mos-kryerja e obligimit nga Komuna e Mitrovicës për vendosjen e trafos te rrrymes në Frashër për shtëpitë e ndërtuara nga Shoqata ” Jetimat e Ballkanit”, edhe pas më shumë se dy muaj ata banorë jane pa rrymë.

⚽️SPORTI
• Renovim i tërësishëm i stadiumit të sporteve të vogla “Fatime Xhaka”
• Shfrytëzimi adekuat dhe menaxhimi profesional i “Omni Sport” dhe palestrës së sporteve “Minatori”
• Subvencionimi i klubeve sportive kolektive me nga 50 mijë euro çdo vit, dhe subvencionimi i çdo klubi të sportit individual me nga 15 mijë euro në vit?
• Do të ndërtojmë fusha dhe salla të reja sportive?
Nuk mund të flasim për fusha të reja të ndërtuara kur nuk mirëmbahen ato ekzistueset të cilat po shkatërrohen dita e ditës.

🤦‍♂️Kaq për vizionin e Kryetarit Bedri Hamza. Kush po udhëheq me Komunën Kryetar? Sepse faktet e lartëcekura, tregojnë fare qartë, se Kryetari i Mitrovicës është inekzistent karshi nevojave themelore të qytetarëve të tij që ia “besuan” votën.

Weelnes