Shqipëri-Serbi: Media serbe xhiron “fshehurazi” stërvitjen e shqiptarëve – reagon Sylvinho

Media serbe “Kurir” ka publikuar një xhirim të stërvitjes së kombëtarës shqiptare, për të cilin ka reagur trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, shkruan Mitropol.
Ky artikull, me titullin “ “EKSKLUZIVE: I SPIUNUAM SHQIPTARËT NË MES TË TIRANËS – Ja si po përgatiten për ndeshjen kundër Serbisë!”, sipas Insajderi, ka ngritur shqetësime për shkeljen e etikës profesionale dhe tentativat për tensionim të atmosferëa para ndeshjes.
Kur Sylvinho u pyet për rreth këtij raportimi, ai tha se “nuk ka asnjë efekt ky raportim dhe ato incizime”.
“Trajneri i Serbisë tha se i ka parë 5-6 ndeshje tona. Edhe ne i kemi parë po aq ndeshje të tyre. Nuk ka asnjë efekt ky raportim dhe ato incizime.”, tha trajneri Sylvinho.
Shqipëria përballet me Serbinë të shtunën nga ora 20:45 në “Air Albania” – ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026.