
Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç, mbi atmosferën në Tiranë të shtunën në ndeshjen Shqipëri-Serbi, tha se atmosfera ishte fantastike, shkruan Mitropol.
Ai, sipas Periskopit, u përgjigj ndaj atyre mediave serbe që e kishin quajtur ndeshjen si terror.
“Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne.” tha Stojkoviç.
Ai, për mediat, tha se ndeshja në Tiranë ishte “tmerrësisht e vështirë”.
“Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…”, tha trajneri serb.
Ai foli edhe për penalltinë e humbur nga Shqipëria.
“Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi me vare! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës.”, u shpreh Stojkoviç.
Serbia gjendet në vendin e tretë në grupin K, prapa Shqipërisë dhe prapa Anglisë që ndodhet në vendin e parë.
Shqipëria, nga ky grup, luan me Letoninë, nga ky grup, kurse Serbia me Andorrën në të njëjtën datë. Ndeshjet janë të vlefshme për fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.