Market Florenti
LAJMESHQIPËRI

Tifozat Kuq e Zi drejtuar FSHF-së: Ju në ato zyra jeni të përkohshëm – Shqipëria është e përjetshme

Tifozat Kuq e Zi, pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, kanë dalur me një komunikatë, duke kritikuar Federatën Shqiptare të Futbolli dhe ndër tjera, kritkuan mënyrën se si u largua nga stadiumi  një tifoz që kishte në bluzë stemën e UÇK-së, shkruan Mitropol.

KFC

Ky tifoklub tha poashtu se “në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.

TEB

Sipas komunikatës, ishin ata që futën brenda flamurin e UÇK-së, i cili më pas u hoq.

“Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do t’a ndalni kurrë.”, thanë ata.

Tifozat Kuq e Zi, sipas komunikatës, do të jenë të pranishëm në ndeshjen e radhës të Shqipërisë me Letoninë.

“Dhe do të jemi aty edhe të martën në Riga. Jo me biletat që na i ndaluat, as me ‘30 biletat’ që ua keni ndarë stafit tuaj për t’u mburrur se “kaq tifozë kishim”, por me zemrën e pasionin që nuk e blini dot. Siç kemi qenë 21 vjet, nga Rejkjaviku në Tbilisi, do të jemi prapë në çdo cep të botës ku luan Shqipëria.”, thuhet në komunikatë.

Tifoklubi në fjalë thanë gjithashtu se “në asnjë stadium, në asnjë sport, në asnjë vend të botës nuk ndalohen simbolet e kombit tënd.“ Sipas këtij klubi të tifozëve, kjo ndodh vetëm në stadiumin “Arena Kombëtare”, e, sipas komunikatës, në asnjë qytet të Shqipërisë.

TEB