Medi
LAJME

Raportohet se çmimi i naftës do të pësojë rënien më të madhe në dy vitet e fundit

Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë pritet të shënojnë rënien më të madhe javore, që nga marsi i vitit 2023, me një ulje prej rreth 12%, shkruan Mitropol.

Rritja e fundit erdhi pasi nafta Brent u tregtua me 68.26 dollarë për fuçi dhe WTI me 65.83 dollarë për fuçi.

Premium Store

Mungesa e ndëprerjeve të furnizimit nga konflikti Iran-Izrael, ka bërë që rreziku gjeopolitik të ketë ndikim të vogël në treg.

Çmimet, që u rriten mbi 80 dollarë gjatë përshkallëzimit të konfliktit, ranë sërish pas njoftimit për armëpushim.

Analistët po parashikojnë mundësi për ulje të mëtejshme të kufizimeve të prodhimit, në varësi të kërkesës gjatë verës.

Ndërkohë, në SHBA, rezervat e naftës dhe karburanteve ranë, ndërsa kërkesa dhe aktiviteti i rafinimit u rritën. Edhe rezervat e naftës “gasoil” në qendrën ARA në Evropë ranë në nivelin më të ulët në mbi një vit.

Kina, si blerëai më i madh i naftës iraniane, ka rritur importet në nivele rekord në qershor, përpara tensionimit të konfliktit dhe për të përmbushur kërkesën e rafinerive të saj të pavarura./Mitropol/

Koha