U vra komandanti në krevat – detaje nga sulmi izraelit në Iran

Irani u trondit nga një sulm i paprecedentë gjatë natës së mbrëmshme, pasi Izraeli ndërmorri njër ofensivë të gjerë ajrore dhe me dronë të komanduar nga brenda territorit iranian, në kuadër të operacionit të koduar “Luani në ngritje”, shkruan Mitropol.
Në këtë ofensivë u vranë komandantë të lartë të Gardës Revolucionare, shkruan Insajderi, ku mes tyre edhe komandanti Hossein Salami dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë, të konfirmuar nga media iraniane, shkruan Insajderi.
Sulmet goditën objektiva strategjikë në kryeqytetin Teheran dhe në qendrën bërthamore të Natanzit, duke shkaktuar dhjetëra viktima në radhët e komandës ushtarake dhe shkencëtarëve bërthamorë të regjimit iranian.
Pati teknologji sulmuese në automjete civile – Pajisje të fshehta shpërthyese u instaluan më parë në automjete civile në disa qytete iraniane. Gjatë operacionit, ato u aktivizuan për të goditur objektivat strategjike.
Skuadra komando brenda Iranit – Njësi speciale të Mossad-it depërtuan në territorin iranian dhe vendosën armë precize pranë sistemeve të mbrojtjes ajrore. Këto u aktivizuan njëkohësisht me sulmet ajrore për të neutralizuar mbrojtjen ajrore.
Bazë sekrete me dronë brenda Iranit – Një bazë e fshehtë me dronë të armatosur ishte ngritur brenda Iranit. Dronët u lëshuan natën, duke goditur raketat tokë-tokë iraniane.
Sipas mediave izraelite, ky operacion ishte duke u përgatitur që tri vite në mënyrë sekrete/Mitropol/







