Izraeli thotë se po vazhdon të godasë objektivat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane, pasi kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatën natës.
Forcat Ajrore Izraelite thonë në një postim në X se po vazhdojnë “të sulmojnë lansuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Poashtu, ka pasur qytetarë që thonë se kanë dëgjuar shpërthime në Teheran.
Ndërkohë, televizioni shtetëror nuk ka raportuar për videot e reja që kanë qarkulluar dhe që shfaqin sulmet e supozuara.
Po mediat kanë ftuar zyrtarë iranianë, ku secili prej tyre është betuar për hakmarrje ndaj Izraelit./Mitropol/








