Pellini
02LAJME

Ky është sulmuesi i infermierit në Spitalin e Mitrovicës

Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve nga pacientët e familjarët e tyre të cilët shpeshherë i kanë akuzuar për trajtim jo të duhur.

Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në ato publike, raportin Sinjali.

Active 1

Kështu ka ndodhur edhe sot në orët e para të mëngjesit në Spitalin rajonal të Mitrovicës, ku është sulmuar një infermier i Emergjencës (emër i njohur për redaksinë), nga shoku i një pacienti që ishte dërguar në këtë qendër për trajtim.

Sipas burimeve nga Sinjali nga spitali, i dyshuari B.I., e ka sulmuar fizikisht infermierin, pasi i njëjti e kishte udhëzuar që mikun e tij të dehur, ta dërgojë në shtëpinë e shëndetit për trajtim dhe jo në spitalin rajonal. Kjo siç duket e ka mllefosur të dyshuarin, i cili është hedhur në sulm, bashkë me dy persona të tjerë.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga stafi i spitalit, me ç’rast është kapur i dyshuari kryesor, i cili po ashtu ka qenë i dehur dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku do të merren veprimet e nevojshme hetimore.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar mbledhjen e informacioneve dhe analizimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë brenda spitalit, që do të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Premium Store