Active 2
LAJME

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë në rajon

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, tha se Britania po dërgon avionë luftarak në Lindjen e Mesme si përgjigje ndaj përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, shkruan Mitropol.

Aeroplanët e dërguar, sipas A2, janë Typhoon dhe aeroplanë për furnizim ajror, që janë pjesë e mbështetjes emergjente për rajonin.

Weelnes

Sir Keir tha se situata është shumë dinamike dhe po zhvillohen kontakte të vazhdueshme me aleatët ndërkombëtarë.

“Mesazhi i përhershëm është: de-përshkallëzoni”, theksoi ai, gjërsa shtoi se prioritet është ruajtja e stabilitetit rajonal.

Kjo është hera e dytë që Britania dërgon avionë në atë rajo. Vitin e kaluar kishte dërguar poashtu.

Kryeiministri i Britanisë e jepi këtë deklaratë rrugës për në samitin e G7 në Kanada ku zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pritet të jetë tema kryesore e diskutimeve./Mitropol/

Active