Pellini
LAJME

SHBA zhvendos aeroplanë në Evropë e aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Dy zyrtarë amerikan kanë njoftuar se ushtria amerikane ka zhvendosur një numër të madh avionësh për furnizim me karburant në Evropë, ashtu që t’i ofrohen opsione presidentit Trump, gjërsa rriten tensionet në Lindjen e Mesme, shkruan Mitropol.

Zyrtarët, që folën për Reuters siç transmeton Express, thanë gjithashtu se, aeroplanmbajtësja amerikane Nimitz ishte nisur drejt Lindjes së Mesme, në atë që njëri prej tyre e përshkroi si një dislokim të planifikuar më parë.

Pellini

Dihet se Nimitz ka kapacitet për të mbajtur 5,000 personel e më shumë se 60 avionë, përfshirë avionë luftarakë.

Të gjitha këto zhvendosje, sugjerojnë se SHBA-të po forcojnë ndjeshëm fuqinë e tyre ajrore për operacione të mundshme të zgjatura, ndërkohë që Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme ndaj njëri-tjetrit.

Poashtu, edhe sekretari amerikan i mbrojtjes ka treguar për këto dislokime, por duke mos dhënë detaje specifike./Mitropol/

Koha