Active 2
LAJME

Shefi i OKB-së pas sulmeve amerikane ndaj Iranit: Jam thellësisht i alarmuar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit të dielën. Ai i pa sulmet si “kërcënim të drejtpërdrejt për paqen”, shkruan Mitropol.

Kështu raporton CNN, përcjell Periskopi.

Weelnes

“Jam thellësisht i alarmuar nga përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit sot. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që është tashmë në prag të trazirave – dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”, tha shefi i OKB-së.

“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën.”

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së, të ulin tensionet, sipas detyrimeve të tyre ndaj kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar./Mitropol/

Active 1