Aurora Group
LAJME

Ekskluzive: Ky është ish-polici i arrestuar në Veri, dyshohet për hedhje të shok-bombës

Arrestimi i një ish-zyrtari policor në Veri të vendit, i cili dyshohet se ka hedhur një shok-bombë gjatë incidenteve të fundit atje, ka pasuar me barrikadimin e një rruge në Rudarë.

Mitropol raportoi ekskluzivisht se tashmë ka nisur vendosja e barrikadave në shenjë revolte.

Weelnes

Ish-polici i arrestuar është Dejan Pantic, i cili u kap nën dyshimet se ka hedhur njërën nga shok-bombat në Mitrovicë të Veriut.

Këto janë informacionet e para nga Veriu, por që ende s’janë konfirmuar zyrtarisht.

”Mitropol” ishte LIVE mbi Urën e Ibrit në momentin e lëshimit të sirenës.

 

LIVE nga URA E IBRIT – SERBËT LËSHOJNË ALARMIN E NJOHUR SI ‘UZBUNA’ 🚨

Posted by Mitropol on Saturday, 10 December 2022

Pas incidenteve të armatosura me të cilat u ballafaquan zyrtarët policor në pjesën veriore të Mitrovicës ditë më parë, për ruajtje të sigurisë, tashmë janë duke u vendosur kamera në shtylla elektrike në Lagjen e Boshnjakëve.

Weelnes