Pellini
KOSOVËLAJME

Shala: Nëse Kurti e shpallë organizatë terroriste Listën Serbe, është duke i shërbyer Serbisë

Në “Kosova Today” këtë të premte u diskutua se sa ekziston mundësia që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ta shpall organizatë terroriste Listën Serbe.

Lidhur me këtë pretendim, historiani dhe analisti Azdren Shala tha se Kurti edhe mundet ta bëjë një veprim të tillë, megjithëse sipas tij, nëse një vendim i tillë merret, atëherë është duke iu bërë shërbim i mirë Serbisë.

Medi

“Ky mundet me e provu, por do të kishte pasoja fatale për Kosovën, atëherë me të vërtetë konfirmohet dyshimi i ndërkombëtarëve që në Kosovë diskriminohet serbët në baza etnike. Lista Serbe, na pëlqej apo nuk na pëlqejë neve, është përfaqësuese e serbëve në Kosovë. Kjo do ishte autogoli më i madh për Kosovën, kjo na çon në izolim të plotë. Lista Serbe nuk është organizatë terroriste, pse Radoiçiqi i ka pri bandës terroriste në Banjskë, a ka një qëndrim zyrtar të partisë që ne e mbështesim atë, jo. Kjo nuk e bën terroriste, ajo është distancuar nga kjo”, u shpreh Shala.

“Uroj i ka mendtë në krye, e s’e bën këtë budallaki. Duke e njohur se çfarë psikopati është, edhe mundet me bë”.

Ndër të tjera, Shala bëri edhe paralelizëm mes deklaratave të Hashim Thaçit në intervistën në Rubikon, dhe deklaratat e Kurtit rreth bashkëjetesës me serbët.

“A e patë dje Hashim Thaçin, ai po thotë që duhet me serbët me jetu me bashkëjetu, njeriu që e ka bërë luftën me ta, kush është Albin Kurti që i pengojnë. Me çfarë kontributi ky del edhe dëshiron t’i përjashtojë këta në baza etnike. Shërbim ma të mirë se që i bën Serbisë, s’ka. Kosova kështu shkon për lesh”, tha tutje ai.

Premium Store