Medi
LAJME

LAJM I FUNDIT: Arrestohet polici që goditi për vdekje 53-vjeçarin në rrugën Prishtinë – Mitrovicë


Personi që dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjeje në rrugën Prishtinë–Mitrovicë është Bedri Ferati, zyrtar policor në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut, shkruan Mitropol.

Ferati ishte jashtë detyrës zyrtare dhe po qarkullonte me veturën e tij private kur përplasi për vdekje viktimën, Liman Shyti, rreth 53 vjeç, i cili punonte si staf civil në Policinë e Kosovës.

Në lidhje me rastin, është iniciuar procedurë penale për veprën “Rrezikim i trafikut publik”. Ndaj Feratit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Koha