Medi
LAJME

Dështon përpjekja e natës për konstituim

Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit, e mbajtur në orën 22:00, dështoi sërish, shkruan Mitropol.

Ani pse ishin të pranishëm 103 deputetë prapë nuk kaloi votimi për formimin e komisionit të fshehtë parlamentar për zgjedhjen e kryekuvendarit.

Premium Store

Nga nesër hyn në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo ndërmarrin veprime pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim, të përcaktuar me aktgjykimin e 26 qershorit.

Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe pritet një vendim i Kushtetueses për ngërçin politik.

Koha