Abdixhiku: Refuzimi për të bashkëpunuar me Kurtin, një nga vendimet më kombëtare që kemi marrë ne si LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 53-të konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ai ka refuzuar bashkëpunim me Albin Kurtin, shkruan Mitropol.
Sipas Abdixhikut, në këtë përpjekje politike “ka diçka më të shenjtë, më me vlerë se pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi”.
Sipas tij, kjo përgjegjësi ka të bëj me mos-validimin e një politikani që nuk respekton Gjykatën Supreme, ligjin dhe vetë shtetin.
“Por e them me bindje se refuzimi për të bashkëpunuar me politikën që Albin Kurti sot përfaqëson është një nga vendimet më kombëtare që kemi marrë ne si LDK’’, deklaroi Abdixhiku.








