Premium Store
LAJME

Mosmarrëveshje për pronën në Hajvali – Vëllai dyshohet se sulmoi vëllanë dhe demoloi rrethojën

Një konflikt familjar rreth pronës ka përfunduar me ndërhyrje të Policisë dhe ndalim të njërit prej të përfshirëve, pas një incidenti të ndodhur të premten mbrëma në lagjen Hajvali të Prishtinës, shkruan Mitropol.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orës 20:00, ku një mosmarrëveshje në mes të dy vëllezërve ka degraduar në ofendime, dëmtim prone dhe tentim sulmi fizik.

Medi

Viktima, B.K. rreth 50-vjeçar, ka deklaruar se vëllai i tij, A.K. rreth 69-vjeçar, ka hyrë në oborrin e tij, ka filluar ta ofendojë, e më pas ka tentuar ta godasë me një copë betoni, për shkak të një pretendimi se një pjesë e oborrit i takon atij.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Vetëgjyqësi”, ndërsa A.K. është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetimet janë në vazhdim dhe Policia është duke mbledhur prova shtesë për të sqaruar çështjen e pronësisë.

 

Premium Store