Mitrovicasi raporton vajzën e zhdukur, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar vajzën e tij si të zhdukur, shkruan Mitropol.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku vajza dyshohet të ketë dalë nga banesa e saj, dhe deri më tani ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti tashmë është raportuar në Polici, dhe është ende nën hetime.
Mitropol do të iu mbajë të informuar me detaje të tjera.








