Premium Store
LAJME

Bie numri i zjarreve në Kosovë në 12 orët e fundit, aktiv është vetëm një në rajonin e Prishtinës

Të shtunën, disa vende në Kosovë janë përballur me situatë të rënduar si pasojë e shpërthimit të zjarreve në zona të hapura, shkruan Mitropol.

Megjithatë, Agjencia e Menaxhimit Emergjente, njofton se në gjatë 12 orëve të fundit numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm.

Medi

Në njoftim thuhet se aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës.

Tutje, Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

Weelnes