Aurora Group
LAJME

Pacolli nervozohet në studion e RTK-së- përplaset me gazetaren që e pyeti për 100 mijë eurot e dajës dhe vëllait

 

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, është paraqitur në televizionin publik pas akuzave dhe reagimeve qytetare ndaj saj për “vjedhjen” e mijëra eurove nga buxheti i shtetit, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Pacolli ishte e ftuar në emisionin “InfoPlus” të RTK-së për të diskutuar rreth subvencioneve të përfolura të dhëna nga Ministria e Bujqësisë për dajën dhe vëllain e saj.

Ajo u kap keq me gazetarën e RTK-së, duke e pyetur se pse nuk e ka ftuar më herët në emision.

Gazetarja e RTK-së këmbënguli që Pacolli të tregojë nëse vëllai dhe daja kanë marrë subvencione.

“Sikur t’kish interesu ty kjo çështje… ke prit 1 vit me m’sulmu kaq shumë, pse s’ma ke dhanë hapësirën atëherë” është shprehur tutje ajo.

Së fundmi, bashkëshorti i Fitore Pacollit u raportua se ka përfituar 52 mijë ero nga Ministria e Kulturës. Siç ka shkruar gazetari Lirim Mehmetaj, paratë i ishin ndarë atij përmes një organizate joqeveritare.

Më herët, ishte konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Faton Peci se Ministria e Bujqësisë kishte ndarë nga 100 mijë euro në formën e subvencioneve edhe për vëllain dhe dajën e deputetes.

Weelnes