Krasniqi: PDK-ja duhet të jetë e bashkuar, uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi tha se PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit, shkruan Mitropol.
Ai u shpreh se kjo parti, më shumë se kurrë duhet të jetë e bashkuar, sepse siç u shpreh, uniteti i tyre është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë.
Krasniqi gjithashtu theksoi se PDK-ja së bashku me liderin Memli Krasniqi kanë sjellur një frymë të re në Kosovë.
“Çdo mungesë uniteti në këtë kohë, kur shteti është marrë peng për interesa personale të një individi, nuk e dëmton vetëm PDK-në, por e dëmton vetë shtetin e Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.







