Daçiq e quan marrëveshjen e Brukselit mashtrim, por më pas thotë se e dinin çfarë po firmosnin

Vetëm një ditë pasi deklaroi se bashkësia ndërkombëtare e kishte “mashtruar” Serbinë me marrëveshjen e Brukselit, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është tërhequr nga kjo deklaratë, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se kanë lidhur të gjitha marrëveshjet vetëm që arrijnë kompromise që do të ishin në interes të të gjithëve në Kosovë.
Vetëm një ditë pas kësaj deklarate ai demantoi veten, duke thënë se “kurrë nuk ka thënë, e as nuk do të thoshte” se Serbia, presidenti Aleksandar Vuçiq apo ai vetë janë mashtruar gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Sipas tij, ajo që kishte nënkuptuar në deklaratën e tij të mëhershme lidhej me zbatimin e marrëveshjes dhe jo me procesin e nënshkrimit.








