Premium Store
LAJME

Haxhiu mbron Pacollin: Sulme të padrejta që dy vjet, është grua e fortë që lufton çdo ditë

Deputetja e Vetëvendosjes, që njëherësh është edhe ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shoqes së saj të partisë, deputetes Fitore Pacolli, shkruan Mitropol.

Haxhiu i ka dalur në mbrojtje Fitore Pacollit pas raportimeve të fundit në media rreth një granti për burrin e saj.

Tripika

Kujtojmë se Fitore Pacolli këto ditë është përballur me disa qytetarë që i kërkuan përgjegjësi për ndarjen e subvencioneve për familjarët e saj, përfshirë edhe burrin e saj, që u raportua se mori 52 mijë përmes një OJQ-je.

Për krejt këto, Albulena Haxhiu tha sePacolli po sulmohet padrejtësisht tash e dy vjet, duke i quajtur gënjeshtra dhe shpifje krejt raportimet në media.

Fitore Pacolli doli sot në një intervistë në RTK për të folur për këto çështje. Në këtë intervistë, ajo nuk u përmbajt dhe filloi të përplaset me gazetaren e mediumit publik, ndërsa ajo e pyeste për subvencionet që iu dhanë vëllait dhe dajës së Pacollit.

Pellini