Muajt vendimtar- mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me prova në shtator

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror, shkruan Mitropol.
Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e kenë më 15 gusht, procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, nuk pritet të rifillojë të paktën deri në shtator.
Pas kërkesës së ekipeve mbrojtëse, që paraqitja e provave të nis më 15 shtator, trupi gjykues ka lëshuar urdhër me të cilin ka pranuar këtë, teksa është treguar se më 19 gusht pritet të mbahet një konferencë përgaditore për mbrojtjen.








