AGK-ja del me reagim pas sulmit të Pacollit ndaj gazetares së RTK: Sulm i paprecedent, personal dhe shumë i rrezikshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar të paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm sulmin e deputetes së Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi, shkruan Mitropol.
Pacolli u kap me gazetaren e RTK’së, pasi ajo e pyeti për raportimet për subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë për dajën dhe vëllain e saj.
Pas intervistës, Pacolli ka bërë një postim ku ka thënë se pyetjet e gazetares ishin “të dirigjuara” dhe e ka sulmuar të njëjtën.
AGK ka thënë se kjo formë e linçimit të gazetares nga një deputete e zgjedhur është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe u jep platformë mijëra të tjerëve që të vazhdojnë sulmet.








