Kurti falenderon të angazhuarit për gjetjen e trupit në Ujman si dhe i shpreh ngushëllime familjes

Ditën e sotme me angazhimin e përbashkët të FSK-së, Policisë së Kosovës, Ekipeve të Kërkim-Shpëtimit dhe KFOR-it, është arritur gjetja e trupit të pajetë të mërgimtarit i cili të dielën u hodh në liqenin e Ujmanit, shkruan Mitropol.
Pas gjetjes së trupit të mërgimtarit mitrovicas, Rrahim Latifi, me reagim ka dalur Kryeministri, Albin Kurti i cili ka falenderuar publikisht të gjithë të angazhuarit në gjetjen e trupit të 33 vjeçarit.
Tutje Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes së Rrahim Latifit.
“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.” tha ai.








