Raportohet një rast dhunimi në Mitrovicë, gruaja u mor në veturë nga dy persona dhe u dërgua në një lokacion tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi të një gruaje në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Sipas raportit policor, dyshohet se dy persona e kanë futur në veturë një grua dhe e kanë dhunuar në një lokacion tjetër.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, teksa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminim mjekoligjor.








