Aurora Group
LAJME

Keqpërdorën kartelat bankare të të tjerëve- arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit nën dyshimet për përfshirje të disa personave të dyshuar në kryerje të veprave penale si “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”, “Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, shkruan Mitropol.

Operacioni policor ndodhi gjatë të enjtes në rajonin e Prishtinës,ku fillimisht janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë përdorur kartela të bardha bankare (bllanko), si dhe kanë shpërndarë video përmes rrjeteve të ndryshme sociale duke tërhequr para në bankomate të ndryshme.

Tripika

Policia ka sekuestruar dy kompjuterë; një llaptop; dy telefona mobil; tri USB; një HDD.

Nga hetimet e mëtejme, më 1 gusht Policia arrestoi edhe të dyshuarin e tretë, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të personave të tjerë.

Weelnes