Medi
LAJME

Ky është shoferi i ndaluar për aksidentin me një të vdekur dhe tetë të lënduar në Komoran

Gjatë ditës së djeshme, Mitropol kishte raportuar për një aksident të rënde në Komoran, ku si pasojë kishte mbetur i vdekur një person, dhe tetë të tjerë ishin lënduar.

Si i dyshuar për këtë aksident është ndaluar Rinor Krasniqi.

Dyshohet se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, duke shkaktuar përplasje të njëpasnjëshme në qendër të Komoranit.

Njësitë policore dhe ato të hetimeve dolën menjëherë në vendngjarje, së bashku me Prokurorin Kujdestar, kompaninë për mirëmbajtjen e autostradës dhe ekipet për tërheqjen e automjeteve.

Ndërkaq, pas trajtimit mjekësor, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Koha