Një grua nga Vushtrria dyshohet se i ka dhënë fund jetës – gjendet e varur në stallën e bagëtive

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Beqiq të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Dyshohet se një grua i ka dhënë fund jetës së saj, pasi është gjetur trupi i saj i varur në një stallë të bagëtive.
Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima 53 vjeçare nuk tregonte shenja jete.







