Avni Kastrati mbështet Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës, e vlerëson si zgjedhjen më të mirë

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe ish-ambasadori Avni Kastrati, me anë të një videoje ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Arian Tahirit për Kryetar Komune në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Kastrati ka vlerësuar Arian Tahirin si zgjedhjen më të mirë për Mitrovicën.
E edhe kandidati i PDK-së për Kryetar Komune në Qytetin e Mitrovicës, Arian Tahiri ka thënë se është nder i madh për të që të marr vëmendje nga Kastrati.








